Mesfushori i Empolit, Kristijan Asllani, me padurim pret debutimin te Kombëtarja e Shqipërisë. Asllani është ftuar për herë të parë nga përzgjedhësi Edoardo Reja dhe do të jetë pjesë e “kuqezinjve” për dy miqësoret e këtij muaji.
Në një prononcim për faqen e Facebookut të Federatës Shqiptare të Futbollt (FSHF), Asllani të martën, ka premtuar maksimumin.
Shqipëria prej të hënës ka nisur përgatitjet në Barcelonë për ndeshjet miqësore.
Shqipëria më 26 mars do të përballet me Spanjën, ndërsa tri ditë më vonë e pret Gjeorgjinë.




























