Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Ardian Kozniku, i cili jeton dhe vepron në Kroaci, në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës ka folur rreth situatës nëpër të cilën po kalon futbolli kosovar.

Ai e ka komentuar edhe dënimin me burg efektiv të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, i cili është dënuar me nëntë muaj për një vepër që nuk ka të bëjë me futbollin.

“Nëse do të ndodhte kjo në Kroaci, nuk do të kishte të drejtë ta ushtronte atë punë. Unë nuk kam asgjë kundër tij pasi, që më ka respektuar duke ardhur në Gjakovë për të më përkrahur për një kamp që e kam organizuar me Lokomotivën”, ka thënë Kozniku.

“Këto gjëra më brengosin pasi nuk janë në të mirën e futbollit. Këto gjëra dënohen nëse shkojnë në vesh të FIFA-s dhe UEFA-s”, ka shtuar Kozniku.