Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, teksa kundërkandidati i tij, Gramoz Vokrri nuk është çertifikuar për të marrë pjesë në garë, shkruan VAR Kosova.

Ky vendim i është dërguar Komitetit Ekzekutiv, i cili edhe e ka aprovuar këtë vendim më datë 22.03.2022. Ky vendim do t’i përcillet të gjithë delegatëve të Kuvendit të FFK-së, për procedim të mëtutjeshëm në ditën e mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Kuvendit me datën 06 prill 2022.