Fortuna Düsseldorf e Valon Berishës do të ndeshet sot me Paderbornin në Bundesligën gjermane.
Të dy këto ekipe luajnë për mbijetesë pasi që Fortuna Düsseldorf gjendet në vendin e 16 me 22 pikë, përderisa Paderborn gjendet në vendin e fundit me 16 pikë.
Fortuna Düsseldorf ka vetëm një fitore në vitin 2020 dhe i duhet patjetër një rikthim, përderisa Paderborn i kthehet fushës së gjelbërt pas katër humbjeve radhazi.
Kosovari Valon Berisha pritet të jetë startutes në ndeshjen e sotme.
Berisha kishte debutuar në xhiron e 20-të kur Fortuna Düsseldorf kishte barazuar 1-1 me Eintracht Frankfurt.
Disa statistika para ndeshjes:
- Fortuna ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet në Bundesligë nën drejtimin e Rösler.
- Golëshënuesi më i mirë i Fortunës Hennings nuk ka shënuar që tetë ndeshje.
- Paderborni ka humbur po aq ndeshje deri më tani (17) sa kishin humbur gjithësejtë në sezonin 2014/2015.
Paderborn ka shënuar më shumë gola (30) sesa Fortuna (27) por edhe ka pësuar më shumë (54 vs. 50).