Granit Xhaka, futbollisti i Arsenalit, dje zhvilloi ndeshjen e tij të 100-të jubilare për Kombëtaren e Zvicrës në barazimin 1 me 1 ndaj Kosovës.
Sigurisht që të paraqitesh kundër vendlindjes është një emocion vërtetë i veçantë.
E a ndikuan emocionet te Granit Xhaka? Është problem për ta konstatuar, por te goli i ‘Dardanëve’ vërehet një distancim i futbollistit me origjinë nga qyteti i Prishtinës!
Në momentin kur Rashica merr topin, Xhaka në vend se t’i bëjë presion kundërshtarëve, ai madje largohet edhe nga zona e gjashtëmbëdhjetë metërshit.
VIDEO: