Michael O’Neill i Irlandës Veriore thotë se protestat e zgjatura të Holandës çuan në humbjen e penalltisë nga Steven Davis, në kualifikimet për “Euro 2020”.
Virgil van Dijk udhëhoqi ‘protestat’ në lidhje me vendimin e gjyqtarit Szymon Marciniak dhe Davis e humbi mundësinë e tij, pas një vonese të gjatë.
“Nuk ka dyshim se ndikoi tek ai”, tha O’Neill pas barazimit 0-0, i cili bëri që shpresat e Irlandës Veriore për “Euro 2020” të varen nga play-offi.
“Nuk ka asgjë më të keqe se të qëndrosh për të gjuajtur penalltinë dhe ti je i dëshpëruar ta realizosh atë”, tha O’Neill për BBC Sport.
“Van Dijk ishte shumë i zëshëm me gjyqtarin në kundërshtimin e penalltisë. Pastaj kur gjyqtari përfundimisht jep leje për goditje, ai lejon që portieri të dalë jashtë vijës”, shtoi trajneri irlandez.