Sulmuesi polak Robert Lewandowski është i interesuar të transferohet te Barcelona.

Lewandowski këtë ua ka thënë zyrtarëve të Barcelonës, raporton “Sport” të dielën.

Reprezentuesi i Polonisë nuk është i kënaqur te Bayern Muencheni, pasi klubi bavarez i ka ofruar atij kontratë të re vetëm njëvjeçare. Kontrata aktuale i skadon në vitin 2023. Lewandowski dëshiron kontratë më afatgjate.

Lewandowski 33-vjeçar te Bayerni gjendet që nga vera e vitit 2014