Kolumbiani James Rodriguez me shumë gjasë gjatë verës do të largohet nga Real Madrid.
Futbollisti që ishte i huazuar te Bayern Munich, nuk është në planet e trajnerit francez, Zidane.
Por analisti Javier Restrepo ka një zgjidhje për skuadrën e ardhshme të James.
Sipas tij, ai nuk duhet të largohet nga kryeqyteti spanjoll, Madrid dhe t’i bashkohet skuadrës Atletcio Madrid.
“Ai është në Evropë tash e sa vjet dhe do të ishte shumë me rëndësi bashkimi i tij me Atletcio Madrid. Do të luante me një trajner shumë kërkues, i cili do të përmirësonte shumë karakteristikat që i ka James”, ka thënë Restrepo.