Mallorca e Vedat Muriqit do ta zhvillojë sonte një tjetër ndeshje të rëndësishme në luftën e tyre për mbetje në La Liga.

Skuadra e Mallorcës përballet në shtëpi me Deportivo Alavesin, skuadrën e fundit në tabelë.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi do të luajë nga minuta e parë në këtë duel.

Mallorca ka 29 pikë në pozitën e 18-të, ndërkohë Alavesi ka katër pikë më pak në vendin e fundit.

Fitorja është e domosdoshme për Vedat Muriqin me bashkëlojtar në takimin që nis nga ora 19:00.

Formacioni zyrtar i Mallorcës: Rico, Olivan, Muriqi, Salva Sevilla, Abdon, Baba, Dani Rodriguez, Maffeo, Take, Raillo, Valjent.