La Liga ka vendosur të zhvillojë ndeshje çdo ditë, madje duke filluar edhe në orën 23:00, gjatë gjithë verës, në mënyrë që të përfundohet sezoni me kohë.
Synimi i Federatës është që sezoni të rifillojë më 13 qershor dhe kampionati të përfundohet në kohë rekorde.
Sipas gazetës AS, do të ketë ndeshje çdo ditë në pesë ditët e javës, ndërsa një ekipi do t’i lejohet të pushojë 72 orë para se ta zhvillojë ndeshjen e radhës.
Derisa për shkak të nxehtit të madh, disa ndeshje do të nisin në orën 23:00.