Koln dhe Mainz kanë luajtur baraz në takimin e sotëm të parë të Bundesligës.
Ishin vendasit që udhëheqnin me dy gola epërsi, por Mainz nuk u dorëzua duke shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë të lojës.
Nga minuta e 76’ për vendasit u inkuadrua në lojë edhe Elvis Rexhbeçaj kosovari i huazuar nga Wolfsburg.
Rexhbeçaj morri një karton të verdhë pas vetëm 10 minutave lojë.
Koln ndodhet vendet në vendin e 10 me 33 pikë, përderisa Mainz në vendin e 15-të me vetëm 4 pikë larg zonës së barazhit.
Nga ora 18:00 do të luhet ndeshja tjetër e mbetur për sot ndërmjet Union Berlin dhe Bayern Munchen.