Roy Keane ka ironizuar në lidhje me situatën që po kalon Manchester Unitedin.

Legjenda e kësaj skuadre u ndal te forma e Cristiano Ronaldos dhe kritikat e shpeshta ndaj tij kohëve të fundit, përkundër që portugezi po shënon rregullisht.

Sipas Keane, të shënosh rregullisht është një problem, andaj 37-vjeçari është një telashe e madhe për “Djajtë e Kuq”.

“Ronaldo është një problem i madh për Manchester Unitedin, të shënosh çdo javë nuk është mirë”, ironizoi ish-mesfushori.

Ronaldo është kritikuar shpesh si prishës i lojës së 20-herë kampionëve anglezë dhe si lojtar egoist që do të shënojë vetëm ai.

Kundër pesë herë fituesit të “Topit të Artë” javë më parë doli edhe Wayne Rooney duke thënë se CR7 duhet të largohet nga “Old Trafford”.