Ish-futbollisti anglez, Michael Owen pati një dramë të vërtetë familjare së fundmi.

Vajza e tij 19-vjeçare është ngatërruar me një aktore të faqes për të rritur, “OnlyFans” dhe familja e Owenit është tronditur nga kjo situatë.

Në publik janë publikuar fotot e aktores për filma të rritur, Jill, e cila është 23-vjeçare, por që ngjan me vajzën e anglezit.

Familja prej ditësh po mundohet të shpjegojë se kjo ishte gabim, madje edhe aktorja Jill reagoi në “Twitter” duke kërkuar këshilla se si ta padisë personin që e shkaktoi këtë situatë të sikletshme.

Edhe Owen është i shqetësuar pasi kjo mund të ndikojë në jetën e vajzës së tij 19-vjeçare.