Giorgio Chiellini sipas të dhënave aktuale, do ta vazhdojë karrierën në MLS.
Kontrata e mbrojtësit 37-vjeçar me “zonjën e vjetër” skadon korrikun e ardhshëm dhe të dyja palët nuk pritet të rinovohen, çka do të thotë se rrugët e tyre do të ndahen pas 17 vitesh.
Los Angeles FC ka qenë të interesuar për të blerë Chiellini që nga prilli i kaluar, megjithatë, ai ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar për skuadrën në të cilën do të luajë sezonin e ardhshëm.
Ai u transferua te Juventusi në verën e vitit 2005 për 7.7 milionë euro, pasi ka bërë 558 paraqitje dhe 36 gola për “Bianconerët”.



























