Edicionit 2021/22 në elitën e futbollit anglez Ligën Premier i ka ardhur fundi dhe sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 38-të.Por gara për titull të kampionit do të vazhdoj deri në minutën e fundit, pasi City e Liverpool kanë vetëm një pikë diferencë para ndeshjes së fundit në kampionat.
Ndërkohë në Anfield, Liverpooli pret Wolverhampton Wanderers për kërkuar tri pikët e radhës. Skuadra e Jurgen Klopp kërkon fitoren dhe me shpresën se Aston Villa do të shkaktojë befasinë në Etihad Stadium për të festuar titullin e kampionit.




























