Llapi ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 2-1 në finalen e Kupës së Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke mbrojtur trofeun e fituar një vit më parë.
Stadiumi ka qenë i mbushur kënaqshëm me tifozë të Llapit dhe Dritës për këtë ndeshje, duke dhuruar spektakël në tribuna.
Zhvillohej minuta e 6-të kur mesfushori gjuajti bukur për ta mposhtur portierin Leotrim Rexhepi për 1-0.
Drita u këndell në mesin e pjesës së parë, ku pastaj gjeti edhe golin. Një harkim në zonë gjeti më së miri Hamdi Namanin i cili shënoi me kokë për 1-1 në minutën e 37-të.
Deri në fund të kësaj pjesëloje nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.
Llapjanët e nisën sërish më mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar që në start.Në minutën e 48-të u krijua një tollovi në zonën e Dritës, ku një top u kthye te Arbnor Ramadani, i cili me një goditje të bukur pak të devijuar shënoi për 2-1.



























