Është zhvilluar ndeshja e tretë e finales së basketbollit mes Yllit dhe Trepçës, transmeton VAR Kosova.
Kjo ndeshje u fitua nga Trepça dhe tani seria finale do të vazhdojë për së paku edhe një ndeshje.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “13 Qershori” ka përfunduar me rezultatin 55:58.
Mes Yllit dhe Trepçës tani do të zhvillohet edhe ndeshja e katërt e serisë finale, në palestrën “Minatori”.



























