Klubi i futbollit nga Skenderaj, Drenica, ka filluar përgatitjet për t’iu kthyer stërvitjeve.
Përmes një postimi në Facebook, klubi ka njoftuar se ka filluar dezinfektimi i stadiumit.
“Sot, në orët e para të mëngjesit, janë dezinfektuar hapësirat e stadiumit ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj. Dezinfektimi është bërë në të gjithë hapësirën ku lojtarët dhe stafi mund të kenë kontakt, krejt kjo me qellim të parandalimit të infektimit me Covid-19. Dezinfektimi do vazhdoj edhe ditëve tjera konform udhëzuesit nga IKSHP dhe MSH”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë që nga dje ka lejuar klubet e futbollit të Ipko Superligës, që të fillojnë stërvitjet.
Derisa FFK ka bërë të ditur se futbolli pritet të kthehet më 7 qershor.