Pak ditë më parë, disa foto dolën nëpër rrjetet sociale ku dukej ish-lojtari i Liverpool, Andi Caroll me dy vajza në krevat. Caroll dukej që ishte në gjumë të thellë, por problemi ishte se ajo foto u shkrep vetëm 2 javë para martesës së tij.
Lajmi dhe pamjet krijuan shumë polemika dhe njëra nga vajzat e shtrati kishte reaguar më parë duke thënë se ishte thjesht një foto për shaka dhe asgjë më shumë. Ajo theksoi së fundmi se Caroll “nuk shënoi gol”, duke lënë të nënkuptohej se ata nuk kishin kryer marrëdhënie.
Taylor Jane Wilkey, 27 vjeç, tha se ish-ylli i Liveprool, kishte qenë i dehur pasi kishte pirë me orë të tëra përpara se ajo dhe një mikesha e saj t’i bashkoheshin atij në suitën e hotelit në Dubai.
Incidenti në shtrat ka zemëruar gruan e tij të ardhshme Billi Mucklow.Por Taylor, këmbëngul se sulmuesi, nuk shënoi atë natë.





























