Mbrojtësi i West Ham Unitedit, Kurt Zouma, është urdhëruar të kryejë 180 orë shërbim komunitar, pasi është deklaruar fajtor se ka goditur me dorë dhe ka shkelmuar macen e tij, raporton BBC.

27-vjeçarit i është ndaluar për pesë vjet që të mbajë mace.

Zouma ka pranuar fajësinë në dy pika në Gjykatë.

Vëllai i Zoumas, Yoan, që luan për ekipin e rangut të ulët Dagenham dhe Redbridge, është detyruar të kryejë 140 orë shërbim komunitar.