Kosova nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Qipros në Larnaca.
Të enjten pasdite, përfaqësuesja e Kosovës në futboll fitoi 2:0 ndaj qipriotëve, që vlerësohen më të dobëtit e Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Me ndeshjen në Larnaca për Kosovën ka nisur edicioni i tretë i Ligës së Kombeve të UEFA-s.Kosova llogaritej favorite ndaj Qipros dhe këtë e dëshmoi në fushë në pjesën e dytë të takimit.
Pjesa e parë ishte e zbehtë për “Dardanët”, që rrezikuan vetëm në minutën e 45-të përmes Edon Zhegrovës. Ndërkohë në minutën e 41-të, Qipro kishte një rast të mirë, por Pieros Sotiriu nuk ishte i saktë.Figurë tjetër shfaqi Kosova në pjesën e dytë.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse dominuan plotësisht dhe rreshtuan rastet. E mbajtën Qipron thuajse në portë dhe vetëm pritej kur do të shënohej goli i parë.Ishte Valon Berisha që zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të.
Ai shënoi për 1:0 me goditje të bukur nga distanca. Për Berishën asistoi Vedat Muriqi.
Lojtarët e Kosovës nuk u ndalën, ndërkohë që nuk u testuan asnjëherë në mbrojtje. Golin e dytë për Kosovën e shënoi Edon Zhegrova në minutën e 78-të.Ishte Florian Loshaj që gjeti në zonë Zhegrovë, që pasi u lirua mjeshtërisht nga një mbrojtës qipriot, gjuajti saktë




























