Në vitin 1999, senegalezit Sadio Mane, i vdiq babai, për shkak se nuk kishte spital në fshatin e tij, Bambali.

Ylli i Senegalit dhe Liverpoolit, ka treguar për vdekjen e të atit. VAR Kosova sjell historinë e tij në këtë video.

Ai ishte shumë i vogël kur mbeti jetim.

“Unë isha 7-vjeç. Po luaja futboll në fshatin tim, kur erdhi vëllai dhe më tha: babai ka vdekur. Nuk mund ta besoja. Ai kishte dhimbje barku dhe pasi nuk kishte spital në fshatin tonë, e dërguan në një fshat tjetër. Gjërat u ndërlikuan dhe ai vdiq atje”, kishte thënë Sadio Mane.

Në vitin 2018, ai filloi ndërtimin e spitalit në fshatin e tij. Jo me duar, por me këmbët e tij.

Mane ka paguar për ndërtimin e spitalit. Po ashtu ka rregulluar edhe shkollën e fshatit.

Në fshat, të gjithë i janë falënderues. Në tokën ku dikur kishte luajtur Mane, tani luajnë fëmijë të tjerë.

Ata veshin fanellat me emrin e tij.