Real Madrid, Bayern Munich dhe Inter po planifikojnë organizimin e “Kupës Evropiane të Solidaritetit”.
E këtë pritet ta bëjnë kur është e sigurt që tifozët mund të kthehen në stadiume.
Të tre klubet kanë planifikuar ndeshjet bamirëse për vitin 2021.
Real Madrid-Inter do të zhvillohet në Madrid, Inter-Bayern në Milano, dhe Bayern-Real Madrid në Mynih.
Datat e ndeshjeve do të zyrtarizohen sapo tifozët të lejohen në stadiume.