Berat Gjimshiti ka gjasa të largohet nga Atalanta për t’iu bashkuar Interit për sezonin 2022/23, ka raportuar sajti italian “Footballnews24”. Interi ka kohë që e monitoron Gjimshitin, i cili pëlqehet nga trajneri Simone Inzaghi, pas paraqitjeve të mira që i pati tek Atalanta në edicionin e fundit.

Për transferimin e Gjimshitit këtë verë thuhet se Interi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Atalantas. Në fakt, Interi ka ofruar shkëmbimin e Gjimshitit me mbrojtësin Lautaro Lazaro, i cili dy vjetët e fundit ka qenë i huazuar te Newcastle, Borussia Moenchengladbachu e Benfica.

Gjimshiti, 29-vjeçar, ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2026 dhe sezonin e fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm, duke regjistruar 41 paraqitje në të gjitha garat dhe ka kontribuar me tre gola e një asistim.