FC Prishtina edhe zyrtarisht ka prezantuar trajnerin e mirënjohur, Ismet Munishit.

Munishi dhe klubi më i madh i Kosovës kanë nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi.

Trajneri Munishi arriti marreveshje me drejtuesit e klubit tash e disa ditë, por zyrtarizimi i tij vonoi.Megjithatë, duket vonesa e prezantimit është për shkak se prezantimi i tij është bërë në mënyrë unike, ashtu siç i ka hije një klubi të madh evropian.

Munishi, 46-vjeçar, ka premtuar se klubit kryeqytetas do të ia rikthejë lavdinë.

FC Prishtina këtë video e ka realizuar në bashkëpunim me kompaninë “CreativeFields”, që udhëhiqet nga Leonit Ibrahimi.

VIDEO:

https://fb.watch/dxT7D_5XCv/