Kombëtarja e Kosovës me fillim nga ora 20:45 do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të këtij muaji në Ligën e Kombeve, ku janë mysafirë të Greqisë.

“Dardanët”, kanë udhëtuar të shtunën drejt Greqisë, ku janë akomoduar në qytetin e Volosit.Kombëtarja e Kosovës në futboll ka humbur ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër kombëtares së Greqisë me rezultatin 0-1 për mysafirët.

Greqia kaloi në epërsi ndaj Kosovës në minutën e 36-të me një gol të shënuar nga distanaca nga kapiteni i ekipit Tasos Bakasetas.

Kosova është në Grupin e Dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve bashkë me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut. Pas kësaj ndeshjeje, ajo radhitet e dyta me 3 pikë, pas Greqisë e cila ka 6 pikë dhe para Qipros Jugore dhe Irlandës së Veriut me nga 1 pikë.