Bisedimet në mes të Almerias dhe futbollistit shqiptar, Enis Bardhi janë pezulluar, raporton “superdeporte.es”.
Bardhi do të largohet gjatë kësaj vere nga Levante, që nuk siguroi mbijetesën në elitën e futbollit të Spanjës.
Almeria është në La Liga dhe synon të përforcohet me lojtarë të dëshmuar.Por negociatat mes klubit dhe lojtarit janë pezulluar.
Bardhi 26-vjeçar me Levanten ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 8 milionë euro.




























