Mbrojtësi Edvin Kurtulush po del të jetë lojtar i rëndësishëm për Suedinë, që e “rrëmbeu” nga Kosova. Ai do të paraqitet në përbërjen bazë të Suedisë që prej orës 18:00 luan me Norvegjinë.
Kurtulush do të paraqitet në qendër të mbrojtjes së bashku me Hjalmar Ekdal. Kurtulush debutoi tri ditë më parë kur luajti prej minutës së 42-të ndaj Serbisë. Ai ishte kapiten i Kosovës U21, por kur u ftua nga Kosova A, mori ftesë edhe nga Suedia. Dhe vendosi për Suedinë.




























