Kosova ka humbur 2-0 në sfidën e tensionuar me Greqinë në kuadër të Nations League, transmeton VAR Kosova.
Në pjesën e parë nuk pati gola megjithse patë disa raste shënimi. Në fakt grekët kanë dominuar plotësisht dhe kanë rrezikuar disa herë portën e Arijanet Muriq.
Por gola nuk janë shënuar. Greqia ka pasur posedim prej 63 për qind, ndërsa ka krijuar 11 raste, për dallim nga dy sa i kishte Kosova.
Pastaj tifozët e Kosovës, “Dardanët”, kanë pasur një përplasje fizike me tifozët e Greqisë, në ndeshjen që po zhvillohet në “Panthessaliko Stadium” në Volos.
Është dashur ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën në tribunë.
Goli i parë erdhi në minutën e 71-të rezervisti Giorgoes Giakoumakis u shkëput lartë në zonë dhe me goditje të saktë me kokë shënoi për 1:0.
Goli i dytë u shënua në minutat e fundit shtesë (99) nga P. Mantalos.



























