Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, shpreson që ndeshja me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve të zhvillohet me tifozë.
Kjo ndeshje fillimit ishte paraparë të zhvillohej në mars, por u shty për shkak të koronavirusit.
Më pas u vendos që ndeshja të luhet në qershor, por u shty sërish, derisa tash pritet të luhet në tetor ose nëntor.
“Mezi e kemi pritur momentin për të luajtur ndeshje të rëndësishme. Kemi qenë të gatshëm edhe për mars, edhe për qershor. Shpresojmë që në tetor apo nëntor kurdo që të luhet të zhvillohet me tifozë”, ka thënë Rrahmani për Radio Televizionin e Kosovës.