Carlos Tevez u tërhoq përfundimisht nga futbolli aktiv në muajin qershor. Ish-sulmuesi luajti me klube si Manchester United, Manchester City, Juventus apo Boca Juniors, teksa me kombëtaren argjentinase shënoi 13 gola në 76 ndeshje.

38-vjeçari, një ndër emrat më të dashur të tifozëve argjentinas, ka vendosur të nisë karrierën e trajnerit. Tevez pritet të marrë drejtimin e Rosario Central, skuadrës që garon në elitën e futbollit argjentinas.

Ekipi po drejtohet përkohësisht nga German Rivarola, i cili pritet t’i lërë postin në stol ish-sulmuesit të famshëm. Rosario ka grumbulluar katër pikë në tri ndeshjet e para në kampionat. /superspor.al/