Milano e ka lënë kapitenin Alessio Romagnoli në pritje për një kontratë të re.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit kanë caktuar prioritete të tjera para rinovimit të kontratës së kapitenit të tyre.
Kontrata e tij aktuale vlen deri në qershor të vitit 2022.
Zyrtarët e Milanos janë të vetëdijshëm se mund t’iu përsëritet historia e Gianluigi Donnarummas.
Portierit italian i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe klubi nuk ka arritur ende ta bindë atë të nënshkruajë kontratë të re.