Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka shkruar në Facebook, me ç’rast ka konfirmuar rikthimin e skuadrës së tij në fushë.
Ai ka thënë se do të bëjnë më të mirën në 11 ndeshjet e mbetura, derisa ka shtuar se i mungojnë shumë tifozët.
Ky është postimi i tij:
Të nderuar qytetar të Kosovës dhe ju adhurues të sportit dhe sidomos të futbollit shpresoj ta keni kaluar në mënyrën më të mirë këtë sfidë.
Gjatë gjithë kohës jam munduar të jem i zëshëm dhe i pa ndalshëm duke mos u dorëzuar por duke kërkuar ta kalojmë edhe këtë armik natyror ku së bashku ia dolëm.
Nga dita e sotme po i kthehemi zyrtarisht fushës së futbollit, djemëve dhe sportistëve që më kanë munguar shumë.
Ne do të përgaditemi dhe do të futemi në 11 ndeshjet e radhës duke aplikuar ndeshje të mira por shpresa dhe kërkesa ime është për ju tifozë të të gjitha klubeve t’iu shoh në tribuna sepse ju jeni motivi i zejes time dhe lojtarëve në fushë. Ju jeni emocioni që na dhuroni. Ne pa ju e kemi të vështirë në ndeshjen e parë, unë prapë do t’iu drejtohem juve ku ishit në tribuna dhe dua t’iu trokas sepse ju duartrokitët gjatë gjithë kohës sapo unë u paraqita në fushë dhe gjatë gjithë ndeshjes.
Më mungojnë Legjendat sepse zejen time e bëj për tifozë dhe qytetin tim të lindjes me zemër dhe me shpirt por iu garantoj se nuk do t’iu zhgënjejmë por do të mundohemi t’iu bëjmë krenar.
Mua me kryesinë e klubit, Kryetarin Beqir Batatina, nënkryetarin Amrush Batatina dhe drejtorin ekzekutiv, Bejtush Batatina me stafin e klubit dhe lojtarët na priftë e mbara të gjithëve bashkarisht.