Chelsea ka arritur marrëveshje me Leeds Unitedin për Raphinhan.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se londinezët kanë ofruar 70 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e brazilianit.

Oferta e klubit londinez pritet të pranohet nga drejtuesit e Leedsit.

Edhe menaxheri i lojtarit, Deco, është në bisedime të avancuara me “Blutë e Londrës” dhe parimisht është arritur marrëveshja.

Në garë për Raphinhan janë edhe Arsenali dhe Barcelona.