Presidenti i Getafes, Angel Torres, ka treguar se klubi ishte afër nënshkrimit të superyllit të Barcelonës Lionel Messi në formë huazimi.

Gnithashtu Getafe kishte një marrëveshje verbale për të emëruar Pep Guardiolan si trajner

Torres ka një marrëdhënie të ngushtë me ish-presidentin e Barçës, Joan Laporta dhe shpresonte të joshte dy nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.

“Në vitin e parë ose të dytë të Messit në ekipin e parë, ne ishim me të vërtetë afër ta sjellim atë në Getafe si huazim” tha Torres për Marca.

Messi ishte vetëm 17 vjeç kur hyri për herë të parë në ekipin e parë të Barças në vitin 2004, me Torres duke zbuluar se ai dëshironte që argjentinasi të fitonte një përvojë të vlefshme të skuadra madrilene menjëherë pas kësaj.