Interi ka fituar 10-0 një ndeshje miqësore kundër skuadrës modeste të FC Milanese.

Në fushë ishin edhe disa nga afrimet e verës, mes tyre edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

I riu shënoi golin e katërt në këtë ndeshje, pasi më parë kishin shënuar Correa, Lukaku e Lautaro.

Ajo që ra në sy në këtë miqësore ishte performanca e shkëlqyer e mesfushorit shqiptar. 20-vjeccari i Interi realizoi një gol fantastik duke mbajtur topin me xhonglime dhe duke shmangur dy kundërshtarë.