Me kthimin e futbollit në Gjermani, edhe shtetet tjera janë duke tentuar të bëjnë një gjë të tillë.

Fillimisht duke lejuar stërvitjet e klubeve, për të vazhduar më vonë me vazhdimin e ndeshjeve.

Mirëpo, ajo çfarë po mendon të bëjë Federata e Futbollit në Itali, është pak e çuditshme dhe vështirë e arritshme.

Kjo federatë ka propozuar që ndeshjet e sezonit të ndërprerë për shkak të koronavirusit, të përfundojnë më së largu deri më 20 gusht 2020.

E pak ditë më vonë, saktësisht më 1 shtator, të fillojë sezoni i ri.