Drita ka “shkëlqyer” në shtëpi përballe Inter Turku, në ndeshjen e kthimit të Conference League.
Gjilanasit arritën të fitonin takimin e sotëm me shifrat 3-0.Golat për “Intelektualët” arritën t’i shënonin Sinomosvki në minutën e 2-të si dhe Muja shënoi dopietë 49’ dhe 51’.
Fitorja 3-0 në takimin e sotëm i jep kështu edhe kualifikimin Dritës, me gjilanasit që përmbysin rezultatin e takimit të parë 1-0 të humbur në transfertën filandeze.



























