Armando Broja me shumë mundësi do të qëndrojë te Chelsea sezonin ardhshëm, pas sezonit të mirë me Southampton në huazim.

Për sulmuesin e kombëtares shqiptare ka folur edhe trajneri Thomas Tuchel.

“Armando Broja është lojtari ynë në radhë të parë, përsa i përket situatës tani ne nuk kemi interes ta shesim atë.

Ai është këtu për të na befasuar dhe për të na lënë përshtypjet më të mira”, ka deklaruar trajneri gjerman i Chelsea, Thomas Tuchel.