Armando Broja duket se do të qëndrojë te Chelsea.

West Hemin në javët e fundit ishte i interesuar për transferimin e sulmuesit të Kombëtares, por duket se londinezët tash janë më pranë finalizimit të marrëveshjes për Janluca Skamakën.

Sipas raportimeve nga mediat italiane klubi anglez ka gjetur akordin me Sasuolon dhe do t’i paguajë italianëve rreth 42 milionë euro për kartonin e Skamakës, i cili ka rënë gjithashtu dakord për këtë transferim.

Në këto kushte Broja i largohet pretendentit kryesor për transferimin e tij dhe ndërmerr një hap më shumë drejt qëndrimit te Chelsea.