TURIN, ITALY - AUGUST 31: Cristiano Ronaldo of Juventus is challenged by Kalidou Koulibaly of SSC Napoli during the Serie A match between Juventus and SSC Napoli at Allianz Stadium on August 31, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A pas vetëm një sezoni te Manchester Unitedi. “Football-Italia” ka raportuar të enjten se Ronaldo i është ofruar Napolit nga agjenti i tij, Jorge Mendes.

Mendes ka kontaktuar Napolin, ekip që do të paraqitet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri. Ronaldo është i vendosur të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë dhe tashmë ka kërkuar shkëputjen e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm.

Ylli portugez tashmë është refuzuar nga disa skuadra të njohura të Evropës dhe Napoli po shihet si opsion i mirë për ta vazhduar karrierën. 37-vjeçari verën e shkuar u kthye tek Unitedi pas tri sezoneve te Juventusi në Itali.