Goal.com i ka kushtuar një shkrim të gjatë yllit të Kosovës, Milot Rashica, pas raportimeve të shpeshta për transferimin e tij të mundshëm te Liverpool.
Në këtë shkrim është cituar sërish deklarata e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Dhe sërish ia ngatërruan mbiemrin, nga Ademi në Amedi.
“Ka shumë kërkesa për të. Unë e di që Liverpooli e dëshiron atë, por edhe Leipzig”, ka thënë presidenti i FFK-së Agim Amedi (Ademi) për Syri TV.
“Jam i sigurt se ai do të marr vendimin më të mirë”, kishte thënë Ademi.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga Liverpool për ndonjë interesim për djaloshin nga Vushtrria.
Derisa drejtuesit e skuadrës nga Bundesliga, Leipzig, kanë mohuar zërat se Rashica do të jetë lojtar i tyre.
“Miloti është lojtar interesant, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë interesant”, kishte thënë drejtori sportiv i Leipzig, Markus Krosche.
Milot Rashica këtë sezon ka shënuar 10 gola në Bundësligë, më shumë se çdo lojtar tjetër i Werder Bremen.