Mesfushori kilian i është përgjigjur deklaratave të fundit të publikuara nga autobiografia e Giorgio Chiellinit.

Arturo Vidal pretendon se komentet e mbrojtësit të Juventusit, për shprehinë e tij të konsumimit të alkoolit ishin të panevojshme, përkundër që e pranoi se ka bërë gabime në karrierë.

Vidal ka thënë se ai kurrë nuk dilte nëse nuk i lejohej kjo gjë dhe i vlerësoi deklaratat si të panevojshme.

“Njerëzit janë përqendruar në gjërat më të këqija që Chiellini i ka thënë. Unë nuk e shoh pse ai do të duhej t’i përmendte ato gjëra. Më zemëruan ato, por ai tha edhe se jam kampion”, ka thënë Vidal.