Milot Rashica e ka ndihmuar Norwich Cityn që të marr një pikë në shtëpi ndaj Wiganit, duel që u mbyll 1:1.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Championshipit, kategorisë së dytë të futbollit anglez.

Futbollisti kosovar ka asistuar te goli i barazimit, të cilin e shënoi Maximillian James Aarons në minutën e 61-të.Rashica pasoi bukur te Aarons, i cili u tregua i saktë nga afërsia