Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për herë të parë për largimin e Leonardo Bonuccit në vitin 2017.
Bonucci ishte larguar nga Torino dhe kishte shkuar në Milan, ku ishte bërë edhe kapiten i skuadrës.
Por ky veprim i tij, sipas Chiellinit, ishte i palogjikshëm.
Chiellini, 35-vjeç, vlerëson se lëvizja e partnerit të tij në mbrojtje nuk kishte kuptim, duke thënë se do ta kuptonte nëse Bonucci do të kishte vendosur të bashkohej me një klub si Real Madrid.
Leonardo Bonucci u bë pishman shumë shpejt për kalimin në Milano, pasi u kthye përsëri te Zonja e Vjetër.