Milan ka arritur të fitojë derbin e Milanos me përmbysje.
Të parët që shënuan ishin zikaltërit në minutën e 21-të me anë të Brozovic pas një asistimi të Correa.
Festa e zikaltërve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 28-të ishte Rafa Leao i cili shënoi golin e barazimit pas një gabimi nga Inter.
Pjesa e dytë nisi totalisht për Milanin, pasi në minutën e 54-të ishte Giroud që kalon në avantazh Milanin.Goli i tretë vjen nga Leao në minutën e 60-të, pasi dhuroi një spektakël brenda zonës së Interit.
Shpresat u ngjallën për zikaltërit në minutën e 67-të, ku Darmian jep një top brenda zonës dhe Dzeko shënon.Inter tentoi disa herë të barazonte por nuka ia arriti qëllimit me Calhanoglu dhe Martinez, pasi Maignan ishte në super formë ditën e sotme.




























