Javier Hernandez, i njohur ndryshe si Chicharito, kishte mundësinë të kthehej në hero për Los Angeles Galaxy.

Meksinaki gjithsesi bëri zgjedhjen e gabuar. Pasi kishte shënuar dy gola kundër Sporting KC, kishte mundësinë të realizonte edhe të tretin.

Minuta e 97-të e ndeshjes, penallti për Galaxy dhe Chicharito bëri zgjedhjen më të gabuar: një “panenka”.

Portieri kundërshtar ia lexoi mendjen sulmuesit, që disa minuta më parë ia kishet kthyer një gol në penallti.