
Edon Zhegrova pësoi një dëmtim javën e kaluar në ndeshjen kundër Montpellier. Para pak çastesh në konferencë për shtyp lidhur me futbollistët e lënduar foli trajneri, Paulo Fonseca.
Përveç Zhegrovës nesër nuk do të luajnë as mesfushori, Remy Cabella dhe sulmuesi, Timothy Weah.
Trajneri i Lille, Paulo Fonseca deklaroi se 23-vjeçari kosovar ka probleme muskulore dhe nuk do të jetë në fushë ndaj Marseille.
”Edoni dhe Remy kanë probleme muskulore. Ndërsa, Timothy po vazhdon rehabilitimin e tij. Nesër nuk do të kemi Edon Zhegrovën, Remy Cabella dhe Timothy Weah,” tha ai.



























