Anthony Joshua ka pranuar kushtet për një luftë për titullin botëror në peshën e rëndë me Tyson Fury, ka njoftuar ekipi i tij drejtues.

Fury, kampioni i WBC, i bëri ofertën rivalit të tij britanik javën e kaluar, duke thënë se ai do të pranonte një ndarje 60-40 të fitimeve. Ekipi drejtues i Joshuas, tha të martën se ata kishin pranuar ofertën e Furyt në emër të Joshua dhe promovuesit të tij, Matchroom, dhe po presin përgjigjen e kampionit.

“258 dhe MatchroomBoxing mund të konfirmojnë, në emër të anthonyjoshua, se ne i pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Fury për një meç më 3 dhjetor të këtij viti. Për shkak të vdekjes së Mbretëreshës, u ra dakord të ndalohej i gjithë komunikimi. Ne jemi në pritje të një përgjigje.”

Joshua pësoi humbjen e tij të dytë radhazi ndaj ukrainasit Usyk në Arabinë Saudite muajin e kaluar.