Federico Chiesa është afër rikthimit në fushë.Kujtojmë se anësori i djathtë ka munguar në fushën e futbollit që nga janari i këtij viti për shkak të një dëmtimi në ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit.
Sipas Sky Sports Italia, kampioni i Europës do të vihet në dispozicion të Massimiliano Allegrit pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve kombëtare, që do të nisin javën e ardhshme.



























